×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Albini s’ka luftu, Sfeklla s’ka luftu as Zyba – po e marrin n’qaf Kosovën me këta filma që po i bëjnë

    Insajderi
    20 August 2024 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i ARK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin, Kurti dhe vartësit e tij. Madje nuk kanë munguar as ironitë me ta. Sidomos kur ministrin e Punëve të Brendshme e quan “Sfeklla” në vend të Sveçla. Këto komente Haradinaj i bëri teksa po fliste për vendimin e fundit të qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, shkruan Insajderi.

    Haradinaj ka përmendur se as Kurti as “Sfeklla” e as Salih Zyba nuk kanë luftuar, sipas tij ata po bëjnë filma e po e marrin në qaf Kosovën.

    “Për mua e ka fshehë deficitin patriotik se nuk i ka falë nëna kurrë në jetën e tyre trima, kur ka qenë koha asnjëri prej tyre nuk ka luftuar. Albini nuk ka luftuar, Sveçla nuk ka luftuar, Zyba është fshehur”.

    “Sot janë në Kosovë me këta filma qe po i bëjnë, njëkohësisht na ka përkeqësuar marrëdhëniet me ata që janë garanci për vendin tonë. Besoj që ky popull din me lexua dhe din m’i lexua mashtrimet e tyre me foto, shkojnë me ly urën, ministri rrinë aty ne këmbë. Gjema një vend që shkon ministri dhe sheh duke lyer një urë, ai moler në është. Shkojnë pinë kafe me 30 policë, shkojnë me bë video. Këto skenarë që po i bëjnë, i ka lexuar Amerika, ata nuk ju besojnë. Unë e kisha hap urën para dy-tre viteve”, tha Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark