Haradinaj: Aleanca ka rritje enorme, pres më së paku dyfishim të numrit të deputetëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Aleanca ka rritje enorme, pres më së paku dyfishim të numrit të deputetëve

    Insajderi
    08 February 2025 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramush Haradinaj, kandidat i koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët ka folur për pritshmëritë e tij për rezultatin e zgjedhjeve të nesërme.

    Haradinaj thotë se pret më së paku dyfishim të numrit të deputetëve të Aleancës.

    “Është ndryshe besoj nga zgjedhjet e mëhershme. Ne edhe pse jemi në koalicion, besoj që Aleanca po ashtu, pra koalicioni do ta ketë një rezultat solid edhe me befasi ma të madhe sesa që është pritë. Aleanca ka një rritje enorme, është shumë e vështirë me dhanë sot numra, por ka një rritje enorme. Në në një mënyrë apo tjetër e shohim një dyfishim të besimit, pra në terren dhe presim dyfishim më së paku të numrit të deputetëve”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus të RTV Dukagjinit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark