Haradinaj: BE-ja ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, është momenti për marrëveshje finale me njohje reciproke – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: BE-ja ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, është momenti për marrëveshje finale me njohje reciproke

    Insajderi
    19 August 2022 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i AAK-së, Ramush Hardainaj ka komentuar zhvillimet e djeshme në dialogun Kosovë-Serbi, i cili përfundoi edhe këtë raund pa ndonjë marrëveshje.

    Haradinaj ka thënë se SHBA-ja edhe një herë i dha shtytje procesit të dialogut të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi e e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi, shkruan Reporteri.net.

    Andaj, ish-kryeministri ka thënë se tani është momenti i duhur që BE-ja ta dorëzojë timonin tek presidenti amerikan Biden, në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale me njohje reciproke.

    “Zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

    Dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema.

    Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi.
    Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”, shkruan Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark