
Haradinaj, për emisionin “InfoMagazine” në Klan Kosova, ka thënë se nuk ka arsye që Vetëvendosje të shqetësohet, por ajo duhet bashkohet në protestën e 14 majit për të protestuar ndaj atyre që e kanë kapur shtetin.
“Kanë ndodhur shumë veprime në kampin opozitar, e kemi konsiderua nevojën e një kundërshtimit të përbashkët. Nuk mund të presin deri në pafundësi për të protestuar. Nuk e konsideroj si një garë e brendshme”, tha Haradinaj, njofton Insajderi.
Ai tha se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të organizohet me tendencë tjetër.
“Mendoj që rëndësi shumë të madhe ka një protestë paqësore, jemi në vlugun më të madh të përgatitjeve, jam i bindur që edhe njerëz të VV-së e din që situata nuk ka ndryshuar pozitivisht”, ka thënë Haradinaj.
Partia opozitare, AAK, ka bërë thirrje për protestë me datën 14 maj të muajit tjetër. /Insajderi.com