Haradinaj: Bota e kuptoi me kohë përcaktimin e shqiptarëve përkrah Amerikës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Bota e kuptoi me kohë përcaktimin e shqiptarëve përkrah Amerikës

    Insajderi
    09 May 2022 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të vizitës disa ditore atje.

    Haradinaj ka takuar Ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, të cilin e ka falënderuar për punën e shkëlqyer.

    “Ishte fat historik që Shqipëria të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bota kishte rastin të kuptojë drejtë përcaktimin e shqiptarëve dhe rreshtimin e tyre përkrah botës së udhëhequr nga Amerika”.“Në takim me Ambasadorin Ferit Hoxha, e përgëzova për punën e tij intensive në Këshillin e Sigurimit dhe qëndrimet e sakta në raport me zhvillimet politike në botë, veçanërisht rolin e tij në nxjerrjen e rezolutave që dënojnë agresionin rus në Ukrainë. Kontributi i tij me të vërtetë është për admirim. Gjithashtu u dakorduam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, siguri e politikë të jashtme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark