Haradinaj dëshiron debat për demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj dëshiron debat për demarkacionin

    Insajderi
    13 July 2016 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur një propozim të ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili para disa ditëve ftoi Qeverinë e Kosovës që të organizojë një debat lidhur me marrëveshjen e demarkacionit.

    Sipas Haradinajt, një debat i tillë do të ishte i mirëseardhur meqë qeveria ka qenë e mbyllur deri më tani.

    “Është shumë e mirëseardhur, për shkak se qeveria ka qenë e mbyllur, deri më tani, ndaj çdo lloj mendimi ndryshe, edhe ndaj ekspertizës së ekspertëve dhe ndaj mendimet ndryshe e të gjithë të tjerëve. Kësi soji, qeveria do ta bënte një veprim të mençur duke u hapur dhe duke e hapur temën për të gjithë. Pra, është diçka e dobishme, besoj”, ka thënë ai.

    Haradinaj ka përsëritur edhe një here se partia e tij nuk do t’i kthehet formave jo konvencionale të kundërshtimit në Kuvend ashtu sic është vepruar para disa muajve.

    Ai në një intervistë për Radio Evropa e Lirë  ka thënë se se duhet hedhur poshtë versioni aktual i marrëveshjes së demarkacionit, dhe që deri para shtatorit të gjindet një zgjidhje për këtë cështje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark