AAK-Nisma lidhin sot koalicion, të gatshëm për koalicion edhe PDK-në dhe LDK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-Nisma lidhin sot koalicion, të gatshëm për koalicion edhe PDK-në dhe LDK-në

    Insajderi
    18 April 2016 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën do ta nënshkruajnë sot marrëveshje  koalicioni parazgjedhor në bazë të cilit, në zgjedhjet e ardhshme, do të shkojnë si dy forca të përbashkëta politike.

    Burime të gazetës “Epoka e re” brenda AAK-së kanë konfirmuar se liderët e të dy partive politike sot në orën 10:00 do të takohen në zyrat e AAK-së, para se ta nënshkruajnë marrëveshjen.

    Sipas kësaj marrëveshje AAK-ja dhe Nisma, pas zgjedhjeve, nuk e përjashtojnë koalicionin me partitë në pushtet PDK-në dhe LDK-në.

    “Sot në orën 10:00 në selinë e AAK-së do të takohen liderët e dy partive politike dhe grupet punuese për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit dhe tek pasdite do të ndodhë edhe nënshkrimi i koalicionit nga dy liderët Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj”, ka thënë ky burim brenda AAK-së.

    Raportet e AAK-së me Lëvizjen Vetëvendosje! janë ftohur kohëve të fundit, sidomos pas vendimit të AAK-së për ta organizuar protestën e radhës më 14 maj në krye në vete dhe pa koordinimin me dy partitë e tjera opozitare.

    Të dielën Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! ka dalë me një qëndrim sa i përket situatës së fundit politike në vend dhe bashkëpunimit me dy partitë tjera opozitare. Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie kërkon vazhdimin edhe më intensiv të përpjekjes për ta krijuar një alternativë të bashkuar, e cila do t’i përfshinte Vetëvendosje!-n, AAK-në, Nismën dhe personat e organizatat e interesuara të shoqërisë civile që nuk pajtohen me këtë gjendje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark