Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehu besimin se “Diaspora do të jetë një krah i fortë i ndryshimit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.”
Gjatë një tubimi me bashkëatdhetarët në Bern të Zvicrës, Haradinaj e cilësoi këtë ngjarje si madhështore. : “Ju drejtova vëllezërve e motrave në Zvicër, duke i parë secilin në sy dhe i garantova përkushtimin tim ndaj Atdheut.”
Haradinaj theksoi se rrugëtimi aktual i Kosovës është i gabuar dhe se është e nevojshme që të ndërmerren hapa të vërtetë për t’u përparuar.
“Vizioni i Aleancës dhe partnerëve tanë në koalicion është që të rikthejmë Kosovën në perspektivën e anëtarësimit në NATO, të sigurojmë zhvillim ekonomik dhe të krijojmë një vend të jetueshëm, jo të braktisur. Anëtarësimi në NATO është frymëmarrje e lirë për çdo qytetar dhe hapi që siguron lirinë tonë,” përfundoi ai.