Haradinaj: Djegia e shtëpisë në Istog, akt i shëmtuar, organet e rendit ta zbardhin rastin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Djegia e shtëpisë në Istog, akt i shëmtuar, organet e rendit ta zbardhin rastin

    Insajderi
    11 July 2023 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për djegien e shtepisë së një serbi në komunën e Istogut.

    Haradinaj ka thënë se Kosova si një vend demokratik dhe me aspirata euro-atlantike, i garanton të drejtat themelore për një jetë të sigurtë dhe pronë të pacënueshme të gjithë qytetarëve të saj.

    “Ne, me krenari duhet të jemi konform kushtetutës sonë, duke marrë obligim për të mbrojtur dhe respektuar të gjithë në mënyrë të barabartë, për të bërë të mundur që secili të ndjehet si në shtëpinë e vet, duke përfshirë këtu të gjitha komunitetet”, tha ai.

    Tutje theksoi se djegja e ky veprim, është vepër e papranueshme si dhe kundër përkushtimit tonë për paqe dhe stabilitet.

    “Ftoj organet e rendit dhe të ligjit që sa më parë të sjellin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark