Haradinaj: Do ta ulim çmimin e energjisë elektrike – s’ka me pasë më rritje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Do ta ulim çmimin e energjisë elektrike – s’ka me pasë më rritje

    Insajderi
    01 February 2025 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nëse vjen në pushtet do ta ulë çmimin e energjisë eleketrike dhe se s’do të ketë më rritje.

    “Kosova do të bëhet fuqi energjetike dhe energjia s’ka me qenë malli më i shtrenjtë në vend. Nuk do të lejojmë që tregu i fqinjëve dhe mafia energjetike t’na i përcaktojë çmimet. Energjinë do ta prodhojmë vetë dhe vet do t’i kontrollojmë çmimet”, ka shkruar Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Do ta ulim çmimin e energjisë – s’ka me pasë më rritje! Nëse do ta marr besimin tuaj, do ta ulim çmimin e energjisë për 20 përqind.

    Nuk do të ketë më ngritje të çmimeve e as manipulim me të ashtuquajturat bllok tarifa të cilat janë shndërruar në mekanizëm për fatura të papërballueshme për qytetarin. Kosova do të bëhet fuqi energjetike dhe energjia s’ka me qenë malli më i shtrenjtë në vend.

    Nuk do të lejojmë që tregu i fqinjëve dhe mafia energjetike t’na i përcaktojë çmimet.

    Energjinë do ta prodhojmë vetë dhe vet do t’i kontrollojmë çmimet. Do të ndërtojmë e riaftësojmë kapacitete që Kosovës i japin 1500 megavatë energji. Termocentral me gaz, energji me erë, me panele solare, me biomasë, me ujë, si dhe me ristrukturimin e kapaciteteve ekzistuese. Me, 137 për Kosovën Fituese, fitohet beteja për energjinë!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark