Haradinaj: Do të jem zëri i fuqishëm i bashkëluftëtarëve që ndodhen në Hagë dhe i kategorive të lirisë – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj: Do të jem zëri i fuqishëm i bashkëluftëtarëve që ndodhen në Hagë dhe i kategorive të lirisë

    Insajderi
    18 January 2025 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka takuar veteranë të luftës të cilët sot po e mbajnë kuvendin zgjedhor për udhëheqësin e ri të OVL-së së UÇK-së.

    Haradinaj tha se gjatë bashkëbisedimit me figura emblematike të kohës së luftës, tema kryesore ishte gjykimi i padrejtë i krerëve të UÇK-së dhe ndryshimi urgjent i ligjit të veteranëve.

    “Mandatin e ardhshëm, top prioritet personal i imi do të jetë zgjidhja e këtyre dy temave. Kur ka vullnet, gjithçka është e mundshme, e vullneti s’do të mungojë aty ku duhet”, shkroi Haradinaj.

    Ai u uroi suksese të zgjedhurve sot në krye të OVL-së së UÇK-së, teksa tha se “përkrahja s’do t’ju mungojë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark