×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Doracaku mbi edukimin seksual është sulm ndaj familjes

    Insajderi
    14 November 2024 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj doracakëve të edukatës seksuale, të cilët janë diskutuar së fundmi në vend, duke i cilësuar ato si një “sulm ndaj familjes”, shkruan Insajderi.

    Haradinaj ka theksuar se, pas dështimeve të Qeverisë Kurti në fushat politike dhe diplomatike, kjo e fundit ka vendosur të sulmojë themelin e shoqërisë kosovare, familjen.

    Ai ka shtuar se, përmes këtij doracaku, Qeveria po kërkon të ndikojë në strukturën dhe vlerat themelore të familjes kosovare, që janë baza e shtetit dhe traditës.

    Në një postim të tij në rrjetet sociale, Haradinaj tha: “Pas dështimeve në rrafshin politik e diplomatik, në politikën e brendshme e të jashtme, pas izolimit ndërkombëtar të Kosovës e pas vënies së vendit nën sanksione, tash bateritë e tij i ka kthyer mbi familjen, si themel jo vetëm të shtetit por edhe të traditës e qenësisë sonë. Por kjo nuk do të kalojë, jo vetëm në komunat e udhëhequra nga Aleanca, të cilave u kam kërkuar ta hedhin poshtë këtë paçavure si doracak, po askund në Kosovë.”

    Ai ka bërë thirrje për refuzimin e këtij doracaku dhe ka theksuar se familja kosovare ka themele të forta, të cilat nuk do të lëkunden nga ata që, sipas tij, po identifikohen si “antikombëtarë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark