Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë kishte bërë kërkesë që të jetë pjesë e tryezës së 3 gushtit për demarkacionin me Malin e Zi.
Në këtë drejtim thuhet se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka aprovuar kërkesën e Haradinajt, raporton lajmi.net duke iu referuar burimeve brenda kësaj partie.
Kërkesa e Haradinajt ishte bërë për faktin se ai ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe në tryezën e 3 gushtit marrin pjesë deputetët, pastaj anëtarët e komisionit shtetëror për shënjimit e vijës kufitare me Malin e Zi, kundërshtarët e demarkacionit në krye me deputetin Shpejtim Bulliqi dhe ekspertë tjerë të kësaj lëmie të ftuar nga të dyja palët.
Kjo tryezë është thirrur nga deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, kundërshtar i demarkacionit aktual, por që është miratuar nga Kryesia e Kuvendit, meqë më herët ka qenë Kadri Veseli ai që ka propozuar debat një debat të tillë.