Haradinaj me letër mirënjohjeje për Policinë: Jeni ju që na siguroni gjumin e qetë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj me letër mirënjohjeje për Policinë: Jeni ju që na siguroni gjumin e qetë

    Insajderi
    07 February 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese 137, i është drejtuar sot me një letër publike Policisë së Kosovës, duke shprehur mirënjohje të thellë për përkushtimin e tyre në ruajtjen e sigurisë së vendit dhe duke premtuar përmirësim të kushteve të tyre të punës.

    “E ndjej në zemër dhe shpirt, atë që e përjetoni çdo ditë,” shkruan ish-kryeministri Haradinaj, duke theksuar sakrificën e përditshme të policëve për sigurinë e qytetarëve. Ai veçanërisht përmend sfidat e turneve të natës dhe kushtet e vështira të punës që përballojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

    Kandidati për kryeministër vë në dukje nevojën urgjente për ndryshim në trajtimin institucional të forcave policore. “Duhet të përfundoj kjo ëndërr e keqe, që e solli në kushte të vështira shpesh herë gjendjen tuaj, për kushtet më jetike që duhet t’i ketë një Polic/e,” thekson Haradinaj, duke sugjeruar se qeveria aktuale ka dështuar në përmirësimin e kushteve të punës së policisë.

    Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme, Haradinaj u bën thirrje policëve të përdorin instrumentin demokratik për të sjellë ndryshimin e nevojshëm. “Populli është gjithmonë me ju, sepse ju i shërbeni vetëm popullit,” përfundon ai, duke shprehur mirënjohje të veçantë edhe për familjet e policëve që sakrifikojnë kohën me të dashurit e tyre në shërbim të sigurisë kombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark