Haradinaj, e ka pranuar ftesën e Abdixhikut, si do të ndaheshin postet? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj, e ka pranuar ftesën e Abdixhikut, si do të ndaheshin postet?

    Insajderi
    06 May 2025 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se ideja e tij për qeveri nacionale të tranzicionit është për zgjidhje politike, pasi që Kosova është në krizë të madhe.

    I pari i LDK-së ka thënë se ideja e tij për qeveri nacionale të tranzicionit është për zgjidhje politike, pasi që Kosova është në krizë të madhe.

    ‘‘Qëndrimi i LDK-së është pa ndryshueshëm, mos e ngritni si temë, nuk do të ndryshojë ky qëndrim pavarësisht se a vjen një letër a sa letra vijnë. Nuk e kam ndërmend as ta tradhtojë votuesin e LDK-së. Votuesit tanë le të qëndrojnë të qetë, unë po flas për një zgjidhje politike në një krizë të madhe në të cilën është Kosova’’, ka thënë ai.

    I njëjti ka thënë se kjo qeveri do të zgjasë deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, dhe se Vv-ja s’ka zgjidhje për këtë krizë.

    ‘‘Deri në zgjedhjen e Presidentit, e kam fjalën për periudhë, presidentit të ri. Jemi në krizë, dhe partia e parë nuk ka zgjidhje për krizë, ka tendencë bllokuese. Zgjedhjet nuk përjashtohen, nëse janë të gatshëm për zgjedhje shkojmë edhe në zgjedhje’’, ka thënë ai,

    Ai ka thënë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën e tij,

    Ai u pyet në një konferencë për media se kujt do t’i takonte posti i kryeministrit në një qeveri të tillë.

    “Shiqo, ne duhet të ulemi në tavolinë dhe të flasim për atë çështje”, tha ai.

    Abdixhiku tha se kryeministri duhet të jetë “unifikues”, ashtu si edhe ministrat.

    “E para, le të nisim një proces që nis zhbllokimin e krizës së tanishme dhe krijon një momentum të mirë për Republikën e Kosovës brenda një afati të shkurtër, por duhet të jetë kryeministër unifikues dhe kabinet me ministra unifikues, e jo fare polarizues”./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark