Haradinaj: 'E para Prishtina' po gjen mbështetje të madhe tek rinia jonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: ‘E para Prishtina’ po gjen mbështetje të madhe tek rinia jonë

    Insajderi
    09 October 2021 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se rinia po e mbështet programin e tyre.

    Haradinaj tha se ‘Mbështetje e madhe për Xhevahire Vllasaliu Zhuniqin. ‘E para Prishtina’ po gjen mbështetje të madhe tek rinia jonë’.

    Ai është shprehur se ndjehet me fat që në listë kanë personalitete me vlera si Xhevahirja, që vjen nga fusha e Arsimit.

    “Me ofertën tonë programore dhe listën për Kuvend Komunal po dëshmohet revolucion në mbështetje popullore”, ka shkruar ai.

    “Prishtina historikisht i ka prirë ndryshimeve dhe prapë po i prin ndryshimit që të kemi një kryeqytet konkurrues me rajonin”, shkroi kandidati i AAK-së.

    eparaPrishtina

    punamarë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark