×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e quajti Kurtin “armik të Kosovës”, Zybaj e cilëson si “kërcënim”

    Insajderi
    13 August 2024 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, e ka quajtur “kërcënim” deklaratën e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili tha se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, do të ndëshkohet.

    Zyba me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se nëse merret seriozisht statusi i haradinaj, ai është “kërcënim i hapur” ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe qeverisë.

    “Nëse statusin e Ramush Haradinajt nuk e marrim si kërcënim të hapur për Kryeministrin Kurti edhe qeverinë e Republikës së Kosovës atëherë po pajtohemi që askush më nuk e merr seriozisht”, deklaroi Zyba.

    Kjo vjen pas qëndrimit që mori Haradinaj pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë se me hapjen e Urës së Ibrit rrezikohen ushtarët amerikanë. Kreu i AAK’së tha se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë është armik i Kosovës.

    “Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet! Prandaj, ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen”, deklaroi Haradinaj.

    “Të gjithë ju që keni përgjegjësi shtetërore, nëse e gjeni veten këtu, pas lutjes (edhe publike) amerikane për Qeverinë e Kosovës, dijeni se s’do ta keni mbrojtje petkun që ju mbështjellë përkohësisht”, përfundoi ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark