
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit që pati të enjten me liderin e PD-së, Lulzim Basha, është shprehur për situatën e fundit politike dhe largimin e opozitës nga Kuvendi.
“Dalja nga Parlamenti është për kohë të pacaktuar,me qëllim të shkuarjes në zgjedhje. Nuk do të thotë që deputetët e Opozitës nuk kanë më mandat si deputet,” ka thënë Haradinaj.
Më tej i pari i AAK-së ka treguar për vendimin e partisë së tij dhe të Opozitës duke thënë se ata kanë vendosur të largohen nga Kuvendi i Kosovës.
“Opozita ka vendosur që të gjithë të largohen nga Parlamenti. Do vazhdojmë ta rrisim presionin në forma të ndryshme për të shkuar vendi në zgjedhje, s’ka rrugë tjetër”, ka përfunduar Haradinaj, njofton Klan Kosova.