Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur mirënjohjen ndaj politikanëve të shteteteve mike të Kosovës të cilët i janë drejtuar me letër mbështetëse ndaj Kosovës, liderëve në BE, Washington dhe Britani të Madhe.
Ai shtoi se ky akt është vulë se Kosova është euro-atlantike.
Shkrimi i plotë:
Falënderim i veçantë për ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Brit dhe Washingtonit në mbështetje të Kosovës.
Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Ky akt është vulë e asaj se Kosova është euro-atlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm.
Në Serbi thonë se letra e ligjvënësve evropianë dhe amerikanë është vetëm një paralajmërim para ofensivës së vjeshtës