Haradinaj falënderon qytetarët që bën homazhe në Gllogjan për 27 vjetorin e rënies së Luanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj falënderon qytetarët që bën homazhe në Gllogjan për 27 vjetorin e rënies së Luanit

    Insajderi
    06 May 2024 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë qytetarët që bënë homazhe në Gllogjan, duke nderuar heroin e kombit Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies.

    “Në 27 vjetorin e rënies së Luanit dhe përvjetorin e bacit Smajl, në homazhe në Gllogjan, dhe në Akademinë Përkujtimore në Pejë, na nderuan shumë miq e bashkëluftëtarë nga të gjitha pjesët e Atdheut”, shkruan Ramush Haradinaj.

    Ai veçanërisht shprehet i nderuar me prezencën e mikut të dëshmuar të Kosovës, komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s, major General Timothy E. Orr.

    “Por, edhe me prezencën e liderit të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti; bacit Halit Konushevci; familjes Fazliu; gjeneral Kudusi Lama; bashkëluftëtarëve të Luanit; Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së; dhe shumë kolegëve e bashkëpunëtorëve. Le të jetë i përhershëm kujtimi për Heronjtë e Kombit”, shkruan Haradinaj.  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark