Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për dallime mes partisë së tij dhe asaj të drejtuar nga Visar Ymeri, Lëvizja Vetëvendosje.
Në një intervistë për Zona B në Klan Kosova, Haradinaj, ka thënë se VV dhe AAK kanë dallime në konceptin e kundërshtimit, raporton Insajderi.
“Koncepti i tyre i kundërshtimit është i tillë që nuk ka nevojë të shfrytëzohet çdo dritare për ta shprehur kundërshtimin. Për ne tavolina është një dritare. Koncepti i VV-së është që kundërshtia të shprehet direkt përmes qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai ka folur edhe për elektoratin e AAK-së që sipas tij, shpeshherë ka kërkuar që të mos ketë dhunë.
“Shumë njerëz votues të AAK-së më kanë thënë që nuk duam dhunë, dhe kanë kërkuar nga ne që të shfrytëzojmë çdo dritare për të zgjidhur krizën”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij edhe qëndrimi se “presidenti të zgjidhet nga populli” është qëndrim vetëm i AAK-së e jo edhe i VV-së.
“Ndoshta edhe NISMA e ka këtë qëndrim por nuk e di për VV-në”, ka thënë Haradinaj.