Ramush Haradinaj i cili është ndaluar nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit të mërkurën mbrëma, dhe është në pritje të vendimit nga prokuria e këtij shteti, përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se është për keqardhje se si ende disa shtete e respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit.
”Ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre”, shkruan ai.
Haradinaj ka thënë se nuk u janë trembur as tankeve të Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.
“Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, „Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush. Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush”
“Do të takohemi shpejt në Kosovë!”, përfundon statusi i Haradinajt.
Haradinaj është ndaluar të mërkuren nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhër arrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004, prokuroria e këtij shteti ka njoftuar se do ta mbajë në paraburgim deri në arritjen e kërkesës zyrtare për ekstradim nga Serbia.
Lexo në Insajderi edhe:
Biznesi i Ukë Rugovës nuk ia paguante tatimin shtetit
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=5MXp33y5Jh4&t=3s”/]