Haradinaj flet se si e pa Mlladiqin në Hagë: “Coftinë”, i binin pantallonat kah shëtiste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj flet se si e pa Mlladiqin në Hagë: “Coftinë”, i binin pantallonat kah shëtiste

    Insajderi
    28 December 2024 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për kohën e kaluar në burg në Hagë.

    Haradinaj tha se gjatë kohës sa ka qëndruar në burg, e ka parë krejt rastësisht kasapin e Ballkanit, Ratko Mlladiqin.

    “Një herë është hapur dera pahiri, e kam parë Mlladiqin, kanë vrapuar rojet derisa u mbyll lifti. E shihesha, coftinë, i binin pantallonat kah shëtit rrugës”, tha Haradinaj.

    Ai foli edhe për një mundësi që ia kanë dhënë në Hagë atij, Hysni Gucatit dhe Salih Mustafës se “nëse pranojmë të shëtisim me ta dhe të shkojmë në sallën e sportit me ta, shëtitja nga një orë bëhet dy orë”.

    “Unë, Hysi dhe Cali kur jam kanë, na kanë lutur se nëse pranojmë të shëtisim me ta dhe të shkojmë në sallën e sportit me ta, për arsye se nëse shëtitja është një orë të bëhet dy orë. Ne nuk kemi pranuar”.

    “Na kanë lutur vetëm për pjesën e shëtitjes dhe ushtrimeve. Ata e kanë policinë me uniformë krejt tjetër, janë repart krejt tjetër, ne e kemi policinë me uniformë krejt tjetër, por nuk kemi pranuar. Kur kanë ardhur këta, iu kemi treguar se nuk kemi pranuar dhe kanë thënë se keni bërë mirë që s’keni pranuar”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark