Kandidati për deputet nga AKK-ja, Daut Haradinaj, ka deklaruar se fshatrat e Prizrenit janë për më shumë se 100 orë pa rrymë.
Ai përmes një postimi në Facebook, u bëri thirrje që të blihet dru deri më 9 shkurt, për një arsye.
“Merreni me mend, në fundvit fshatrat e Prizrenit janë pa rrymë rreth 100 orë. Fshatrat Grazhdanik, Kobaj dhe Muradem të Prizrenit mbi 100 orë pa energji elektrike. Pse duhet me pagu rrymën populli i Kosovës? Më mirë me ble dru e me u nxe deri më 9 shkurt e me çu në shtëpi këtë palaço qeveri”, shkroi Haradinaj.