Haradinaj i gatshëm për debatin e demarkacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i gatshëm për debatin e demarkacionit

    Insajderi
    31 July 2016 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Isa Mustafa edhe gjatë së dielës është marrë me demarkacionin. I pari i ekzekutivit të suksesshme po e konsideron konferencën shkencore të 3 gushtit.

    Por edhe gjatë së dielës ka vazhduar me akuza kundrejt opozitës dhe ekspertëve të saj, siç i quan ai për demarkacionin me Malin e Zi. Mustafa ka thënë se në debatin e 3 gushtit, ata e kanë shansin të dëshmojnë sa hektarë ka humbur Kosova.

    Kryeministri ka shkruar se në qoftë se vërtetohet se Kosova i ka humbur hektarët, atëherë për këtë do ta bartin përgjegjësinë ata që e kanë bërë, nëse nuk ofrohen fakte, përgjegjësia mbetet te ata që deshën ta kallin Kosovën për këtë kauzë.

    Për dy ditë më radhë Mustafa është konfrontuar me anëtar të partive opozitare dhe ekspertë që demaskimin e kufirit në këtë mënyrë e kanë quajtur gabim. Ai nuk ka kursyer edhe fjalë banale për ta duke u rekomanduar që të shkojnë edhe ete mjeku për kontroll.

    Pjesë e debatit do të jetë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Në medie u tha se Haradinaj kishte bërë kërkesë te kreu i Kuvendit, Kadri Veseli që të merr pjesë në tryezën e 3 gushtit, kërkesa e Haradinajt ishte bërë për faktin se ai ka dorëzuar mandatin e deputetit.

    Por Pal Lekaj, shef i grupit parlamentar të AAK-së i ka thënë Tribuna Channel përmes telefonit se Haradinaj ka marrë ftesë për tryezën për demarkacionin, por që nuk ka treguar se nga kush ka marrë një ftesë të tillë.

    Thirrja e kësaj tryeze është bërë me propozim të deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqi, e që është miratuar nga Kryesia e Kuvendit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark