Haradinaj, Gërvallës: Meriton aplaus se bandite je ti, dhe jo luftëtarët e lirisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj, Gërvallës: Meriton aplaus se bandite je ti, dhe jo luftëtarët e lirisë

    Insajderi
    17 January 2025 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daut Haradinaj, kandidati për deputet i AAK-së, i ka kthyer përgjigje deklaratës së Donika Gërvallës, që sipas raportimeve në një tubim në Pejë, ajo ditë më parë e kishte quajtur bandit, Ramush Haradinajn.

    Në tubimin e sotëm në Vitomiricë të Pejës, Haradinaj tha se “bandite është Gërvalla dhe Qeveria Kurti” në të cilën ajo bën pjesë.

    “Sot është 44-vjetori i vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nuk e thash rastësisht se pse është përvjetori, pikërisht emri i tyre ka qenë i Brigadës 131, ku i kemi mbi 300 dëshmorë, rreth 700 invalidë të luftës dhe i kemi 4 mijë veteranë të luftës”.

    “Pikërisht ajo dudia e tij, para disa dite këtu luftëtarët e lirisë që ia sollën bashkimin Pejës, dhe nuk ka ura e jugut dhe e veriut, i quajti banditë. Prandaj, ajo është një bandite, ajo e meriton një aplaus se është bandite me bandën e saj në Qeverinë e Kosovës”.

    “Ata e kanë ulur këmbëkryq Jugosllavinë e Kosovës dhe mendojnë se Peja kështu ka qenë. Edhe pikërisht ku jemi sot këtu Serbia ka qenë këmbëkryq dhe pikërisht ata banditë që po i quan ajo, e kanë bërë kufirin e bashkuar dhe të lirisë, e kanë vendosur kufirin në Kullë të Zhlebit ku e kanë vendosur flamurin, këtë duhet ta mbajë mend ajo dhe ai që qeverisë”, ka thënë Haradinaj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark