Haradinaj: Gjendje e jashtëzakonshme, mafia energjetike s’po fshihet më - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Gjendje e jashtëzakonshme, mafia energjetike s’po fshihet më

    Insajderi
    30 May 2025 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka konfirmuar raportimet se vëllai i tij, Driton Dalipi, është përfshirë në procesin e aplikimit për të vepruar në tregun e liberalizuar të energjisë në Kosovë.

    Lidhur me këtëka reaguar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Sipas Haradinajt, mafia energjetike, me emër e mbiemër, kompania e vëllait të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit, të cilin ai e quajti pa legjitimet, Albin Kurti, shpërblehet në emër “të tregut të lirë” për shit-blerje të energjisë.

    “Çmimin dihet kush e paguan, qytetari i mashtruar. Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda. Por kjo duhet të ketë një fund. Dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për këtë mafi”.

    “Mbetet vetëm një pyetje për këtë popull: Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq?”, shkroi Haradinaj.

    Tutje, Haradinaj u shpreh se kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe emergjencë kombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark