Haradinaj godet Gjykatën Speciale: Reçaku do të marrë drejtësi - bashkëluftëtarët në Hagë do të lirohen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj godet Gjykatën Speciale: Reçaku do të marrë drejtësi – bashkëluftëtarët në Hagë do të lirohen

    Insajderi
    06 January 2025 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, bashkë me dy kandidatët për deputetë, Mensur Neziri dhe Kushtrim Xhemaili, kanë vizituat kryetarin e OVL UÇK dega në Shtime, Isak Musliu.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

    “Bashkë me kryetarin e degës së Aleancës në Shtime, Mensur Neziri dhe me miqtë e mi Arton Demhasaj dhe Kushtrim Xhemaili, kandidatë për deputetë, takuam kryetarin e sapozgjedhur të OVL-UÇK në Shtime, Isak Musliu, si dhe kolegët e tij nga strukturat e sapozgjedhura. Janari gjithmonë na rikujton tragjedinë më të madhe, aktin më makabër të Serbisë – masakrën e Reçakut. Diskutuam për kërkesat dhe nevojat e veteranëve, të cilat janë të një rëndësie dhe urgjence të menjëhershme. U garantuam mbështetje të pakompromis për të gjithë veteranët”, ka thënë Daut Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se legjislatura e ardhshme të jetë më e zëshme rreth trajtimit dhe akuzave në Gjykatën Speciale.

    “Ajo që u vërejt gjatë takimit ishin kërkesa shumë të arsyeshme dhe besoj që me vendosmërinë tonë do të ndodh plotësim-ndryshimi i Ligjit për Veteranët. Po ashtu u dakorduam që legjislatura e ardhshme të jetë më e zëshme rreth trajtimit dhe akuzave në Gjykatën Speciale. Parlamenti është vendi që i dha mandat kësaj gjykate dhe Parlamenti është vendi ku duhet kërkohet llogari. I kuptoj ata që e votuan këtë Gjykatë por ka prej atyre që nuk e votuan dhe janë të gatshëm ta ngrisin zërin e së vërtetes”, është shprehur Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark