Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë shoubiz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë shoubiz

    Insajderi
    17 September 2025 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramush Haradinaj ka adresuar kritika ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për siç ka thënë ai, shoubizz me temat e sigurisë.

    Kreu i AAK-së, në Rubikon tha se zyrtarët që merren me sigurinë e vendit i obligohen heshtjes profesionale “edhe deri në tjetrën dyje”.

    “Unë jam ruajt në Shqipëri, nuk jam identifikuar mjaftueshëm, jam ruajt shumë, profilin e kam ruajtur shumë kujdesshëm që mos me u ekspozu pa nevojë. Edhe t`ju them të drejtën, tash shpesh i kritikoj këta që po shkojnë në veri po bëjnë foto, Xhelal Sveçlën e tjerët, se temat e sigurisë nuk janë shoubiz. I obligohesh heshtjes profesionale edhe deri në tjetrën dyje. Palët e sigurisë e partnerët e sigurisë nuk e aprovojnë këtë. Unë me siguri do të marr me vete çështje që janë të rëndësishme, nuk do t`i lë në këtë jetë. Ato mbesin, veprat, se dikush i ka kry, s’kam të drejtë unë me i zbulu, si në këtë rast zoti Rubin tash”, tha Haradinaj.

    Ai madje tha se po të mos fliste Rubin për këtë çështje në Hagë, kurrë nuk do ta zbulonte që ka bashkëpunuar me CIA-n.

    “Mos të kish fol ai, unë nuk do të guxoja të flisja ashtu, se është ofendim i marrëdhënies në këtë rast. Marrëdhëniet e sigurisë nuk janë marrëdhënie për publik, për shoubiz, se publik janë edhe armiqtë. Në siguri nuk bënë me lakmu me marrë meritën menjëherë”, tha Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark