Haradinaj, Hovenierit: AAK mbështet marrëveshjen, në të është njohja ndërkombëtare e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj, Hovenierit: AAK mbështet marrëveshjen, në të është njohja ndërkombëtare e Kosovës

    Insajderi
    14 March 2023 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës”. Kështu u shpreh Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, të cilit ia paraqiti qëndrimit mbështetës të AAK-së për Plan-Propozimin e BE’së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Përveç atë që Haradinaj beson se kjo marrëveshje i sjell njohje ndërkombëtare Kosovës ndonëse një gjë e tillë nuk është garantuar nga askush, ai beson edhe se marrëveshja sjellë “rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”.

    Njoftimi i Haradinaj:

    Sot, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prita në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend.

    E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës.

    Njëkohësisht prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

    Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë, strategjik dhe i përjetshëm./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark