Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla, gjatë një tubimi elektoral në Pejë, ku ajo akuzoi për sundim me banda në këtë qytet.
Në Debat Plus, Daut Haradinaj e quajti Gërvallën “një bandite ordinere” dhe e akuzoi se po flet pa bazë dhe pa njohuri për situatën reale.
“Nëse kjo shkon në Pejë dhe e ngrit zërin duke thënë se Peja qenka sunduar nga bandat, atëherë mund të them se kjo është një banditë ordinere. Kjo nuk di as çfarë është duke folur e as ku është duke folur”, ka deklaruar Haradinaj.
Më tutje ai ka theksuar se nuk ka asgjë personale kundër Gërvallës, por e kritikoi ashpër për ofendimin e Pejës dhe UÇK-së.
Haradinaj mes tjerash ka shtuar se shumë biznesmenë të suksesshëm, kanë nisur biznesin e tyre me ndihmë nga Ibrahim Devolli.