×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i ashpër me Kurtin: Ai që e lë ushtrinë e vetë pa bukë është shpiun i Serbisë

    Insajderi
    14 October 2024 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “shpiun të Serbisë” teksa e ka akuzuar se ka lënë Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), siç u shpreh ai, pa bukë.

    Ai këto deklarata i bëri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur për cilësinë e ushqimit nëpër kazermat e FSK’së. Haradinaj tha se në vend që të diskutohet për çështje të tjera, sot diskutohet për çështje logjistike.

    Logjistiken ushtrinë e botës që mijëra vjet e kanë gjet mënyrën me e zgjedhë. Edhe na në kohë të luftës, e kemi zgjedhë çështjen e ushqimit në mënyrën që e kemi ditë, duke e bajtë me krahë edhe ushqimin. Ushtari i Kosovës, ai nuk ka shku aty për ushqimin e tij, për ato kushte, për pagën. Është në gjendje me dhënë nga racionin e vetë ditor për cilindo qytetar. Ai/ajo e kanë ndarë mendjen. Ata identifikohen me një karakter të tyre, dinjitet të tyre.

    Qeveria jonë i kanë thënë mashtrues. Shumica e njerëzve kanë mendu që buron nga opozitbërja. Angazhimi i tij ditor është i tëri është mashtrim. Ai nuk punon në interes të këtij vendi. Në vazhdimësi vazhdon me e dobësu vendin që e udhëheq. Me ja dobësu shtyllat jetike. Ai godet pamëshirshëm policinë e vendit, AKI-në, ushtrinë. Në mënyrat më të ulëta të mundshme.

    Një ditë i kam thanë që ai është spiun i Serbisë. Është tradhtar ai njeri që e lë ushtrinë e vet pa bukë. Është shpiun i Serbisë. Pse po i ndodh këtij? Pse s’po i ndodh dikuj tjetër gjatë gjithë ekzistencës tonë që 20 vjet. I ka lënë pa transport, pa veshmbathje, pa shumëçka tjetër. Mbërrijti e i lanë edhe pa bukë. Kush e mbron këtë njeri, shiheni çka jeni tu bo. Po e mbroni njeriun që edhe ushtrinë me e lënë pa bukë.

    Nëse para gjashtë vitesh ke mbërri me u krenu në këtë parlament se po e krijojmë këtë ushtri tonë, me ardhë sot me diskutu që na i ka lanë ushtartë pa bukë Albin Kurti. Po bre shpiun i Serbisë është. Agjent i tyre është, përndryshe s’e kish lënë kurrë gjendjen e tyre. Këshillin Kombëtar të Sigurisë e kisha thirrë në gjysmë të natës. Shtatë vetë i kisha çu në shtëpi. Shtab krize ishte bë e s’kishte guxu kurrë ushtari me nejtë pa ato që i takon”, tha në Kuvend ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark