Haradinaj i drejtohet Kurtit: Kryeministër çka po pret? Respektoje policinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i drejtohet Kurtit: Kryeministër çka po pret? Respektoje policinë

    Insajderi
    01 November 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së njësive elitare të policisë së Kosovës.

    Ai iu drejtua me një pyetje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

    “Kryeministër, çka po pret?”, e pyeti Haradinaj, Kurtin.

    Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se “policia ka të drejtë”.

    Protestuesit kërkuan nga shefi i qeverisë që të merr hapa konkrete drejt zgjidhjes së problemit të tyre.

    Ata thanë se “nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre”.

    NJSI dhe Skuadra e bombave, shprehen pakënaqësinë sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, lidhur me shtesat e ndara nga ana e ekzekutivit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark