Haradinaj: I kemi disa dallime, nëse oferta është kështu, më mirë të shkojmë në zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: I kemi disa dallime, nëse oferta është kështu, më mirë të shkojmë në zgjedhje

    Insajderi
    07 May 2025 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramush Haradinaj deklaroi se është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e partive opozitare, përfshirë Lumir Abdixhikun, për të diskutuar rreth situatës politike dhe ngërçit në Kuvend.

    Ndonëse ekzistojnë dallime në qëndrime me LDK-në, ai u shpreh se nuk është mirë të mbyllen dyert për dialog.

    Haradinaj tha se AAK mbetet e përkushtuar ndaj qëndrimit për të ndihmuar krijimin e një “qeverie të opozitës” si opsion për tejkalimin e krizës. Megjithatë, ai shtoi se nëse nuk ka një ofertë të qartë, atëherë zgjedhjet do të ishin zgjidhja më e mirë.

    “Vazhdimisht diskutojmë me Abdixhikun për zhvillimet në Kuvend, për ngërcin politik. Ja shpjegova se është ide e mirë me pasë konsulta. I kemi disa dallime me këtë qëndrim por nuk është mirë me i mbyllë dyert. Mbesim me qëndrimin që Aleanca ta ndihmojë qeverinë e opozitës, ky është opsioni ynë”.

    Ai ka thënë se vendi dhe qytetarët po përballen me shumë probleme dhe andaj është me rëndësi që të tejkalohet ngërci.

    “Nëse oferta është kështu, ma mirë të shkojmë në zgjedhje. Komunikojmë edhe me Memlin, me të gjitha partitë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark