×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i këshillon ish-ushtarët e UÇK për kujdes gjatë udhëtimeve – i përmend rastet kur u ndalua në Francë dhe Slloveni

    Insajderi
    08 August 2024 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka këshilluar ish pjesëtarët e UÇK’së që të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, pasi sipas tij, Serbia ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve që kanë qenë pjesë e UÇK’së.

    Ai ka thënë se Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj në disa vende të rajonit dhe se po i shfrytëzon përparësitë e saj si anëtare e Interpolit.

    Haradinaj ka përmendur rastet kur u ndalua në Francë dhe në Slloveni.

    “Serbia në kuadër të luftës speciale kundër vendit tonë, ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e çlirimit të vendit, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së. Fatkeqësisht, Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj edhe në disa vende të rajonit si dhe po i shfrytëzon përparësitë e veta si anëtare e Interpol dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, për ndjekje ligjore në vendet jashtë Kosovës. Një model i tillë ishte aplikuar me rastin e ndalimit tim në Francë dhe Slloveni. Prandaj ju këshilloj që të bëni kujdes gjatë udhëtimeve tuaja.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark