×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i ndan Blairit medalje: Ka hyrë në kapitullin e pashlyer të historisë britanike, shqiptare e botërore

    Insajderi
    10 June 2024 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës është falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e Kryeministrit Tony Blair në realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi.

    Haradinaj për nder të 25-vjetorit të çlirimit, i ka ndarë kryeministrit Blair medaljen “Me Besimin në Zot, Atdhe dhe Shtet”.

    “Me respekt dhe mirënjohje, për shërbimin, rolin dhe kontributin e tij në ndalimin e gjenocidit, mbështetjen e çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtës sonë për një shtet të pavarur, Kryeministrit Tony Blair, në 25-vjetorin e Çlirimit, i dedikova medaljen, “Me Besimin në Zot, Atdhe dhe Shtet””, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj shtoi se kontributi i kryeministrit Blair për Kosovën është vetëm një dimension i lidershipit të tij të jashtëzakonshëm evropian dhe global.

    “Kontributi i Shkëlqesisë së Tij, z. Blair, për lirinë e popullit të Kosovës, janë vetëm një dimension i lidershipit të tij të jashtëzakonshëm evropian dhe global, i cili tashmë ka hyrë në kapitullin e pashlyer të historisë britanike, shqiptare dhe botërore. Populli i Kosovës është përgjithmonë falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e Kryeministrit Tony Blair në realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi”, u shpreh Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark