Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit të Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, Charles III i cili është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se ka marrë me shqetësim lajmin për gjendjen shëndetësore të Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.
“Me shqetësim mora lajmin për gjendjen shëndetësore të Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, Charles III. Bashkëndjejmë në këto momente të rënda me familjen mbretërore“, është shprehur Haradinaj.
Më tej, ai shpreson se mbreti Charles III, do ta mundë sëmundjen e t’i kthehet shëndetit të plotë.
“Shpresojmë që mbreti Charles III do ta mundë sëmundjen e t’i kthehet shëndetit të plotë!”, ka shkruar Haradinaj. / Insajderi.org/
Postimi i plotë: