Haradinaj ia kthen letrën Krasniqit: Qeveria të dorëhiqet ose shkarkohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj ia kthen letrën Krasniqit: Qeveria të dorëhiqet ose shkarkohet

    Insajderi
    27 May 2024 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, i cili ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe ua ka propozuar datat për zgjedhje, 30 qershorin dhe 7 korrikun.

    Haradinaj në përgjigjen e tij thotë se “Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”.

    “Të nderuar qytetarë,

    Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin. Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, shkruan ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark