Haradinaj: Ibrahim Rugova kurrë nuk do ta pranonte demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Ibrahim Rugova kurrë nuk do ta pranonte demarkacionin

    Insajderi
    23 July 2016 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i partisë opozitare, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer mendimin e tij për presidentin historik, Ibrahim Rugova duke e quajtur një personalitet logjika dhe politika e të cilit i mungon skenës politike.

    Madje sipas Haradinajt, Rugova po të ishte gjallë nuk do ta kishte pranuar kurrë demarkacionin me Malin e Zi.

    “Plot njerëz mendojnë që ka qenë i urtë, por unë e kam parë tepër të ngurtë, stoik. Plot herë kanë shkuar tek ai dhe kanë kërkuar gjëra të ngjashme si demarkacioni, por kurrë nuk kanë mundur të arrijnë që t’ia ndryshojnë mendjen për gjëra të tilla”, ka thënë Haradinaj, për emisionin “Personale” në Tv Dukagjini.

    Haradinaj ka folur edhe për Rugovën në raport me luftën. Sipas tij, vet drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk e kanë kuptuar shumë mirë.

    “E kam parë që ai ka një lloj ideali të vetin, një lloj ideali jo fort i kuptuar nga ne në UÇK, por e kishte një ideal për lirinë. Dhe e ka një rol të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, duke e cilësuar Rugovën si një mik të tijin.

    Haradinaj ka rrëfyer se është rritur duke pasur mendim të keq të Rugovën pasi nuk bënte thirrje për luftë për liri, por që pas përfundimit të luftës kur i ka rënë të takohet më të, ka ndryshuar edhe mendimi për të./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark