Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar me ironi ndaj qeverisë lidhur me situatën e krijuar nga mungesa e ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në një postim në Facebook, ai shkroi: “Nëse iu mungojnë kuzhinierët, i kam dy gjallë ende të Brigadës 131, Baca Gani Dabiqaj dhe Baca Islam Malaj.”
Haradinaj theksoi se mbështetje dhe kujdesi për FSK-në janë thelbësore për sigurinë e vendit.