Haradinaj: Janë pjekur kushtet për rikthimin e votës së hapur në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Janë pjekur kushtet për rikthimin e votës së hapur në Kuvend

    Insajderi
    27 June 2025 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ngërçin rreth konstituimit të Kuvendit.

    Ai ka veçuar disa nga të gjeturat kryesore të këtij vendimi, përfshirë praktikën e mëhershme të votimit dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes partive politike.

    “Vlerësojmë se dy të gjeturat kryesore janë praktika e mëhershme e votimit, ajo është e parapamë, dhe po ashtu, e gjetur e rëndësishme që theksohet, është domosdoshmëria e bashkëpunimit në këtë rast, pra në rast të mungesës së shumicës”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ai shtoi se një element tjetër i rëndësishëm i vendimit është përcaktimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit dhe tha se ky vendim sjell një risi: mundësinë për votim edhe pa marrëveshje apo kompromis paraprak.

    Sipas Haradinajt, aktualisht janë krijuar kushtet që të rikthehet praktika e votimit me votë të hapur, si dhe për të nisur konsultimet mes partive për dakordimin rreth kandidatit për kryetar të Kuvendit./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark