Haradinaj: Jemi hipokritë ne që rrehim shuplaka për veteranët e arsimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Jemi hipokritë ne që rrehim shuplaka për veteranët e arsimit

    Insajderi
    07 March 2024 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se në këtë ditë, 7 mars, Qeveria do të duhej të jepte ndonjë lajm të mirë.

    Haradinaj tha se po përgatiten ndryshime në ligj që mësimdhënësve t’iu hiqen vitet kontributdhënëse të arsimit në vitet e ’90-ta.

    “Sot në ditën e Mësuesit po mungon Qeveria, pse dhe si po mungon. Në këtë ditë ka qenë e udhës me dhanë ndonjë lajm të mirë për mësuesit, nuk ka ditë më të duhur se kjo me ardhë pjesëtari i Qeverisë me njoftu takimin të sotëm të Qeverisë dhe me tregu cka ka ndërmarrë që me përmirësu pozitën e mësimdhënësve. Nuk ka ndodh kjo. Jo vetëm kjo, jemi hipokritë ne që rrehim shuplaka për veteranët e arsimit a të njëjtën kohë përkrahim ndryshimet ligjore me iu hjek vitet kontributdhënëse. Imagjioni sa hiporkitë jemi, nuk po përdori fjalë tjera, po hipokritë jemi. Kjo po ndodh në parlamentin e Kosovës. Të dashur mësues po iu rrejmë me këto shuplaka. Pra, po përgatiten ndryshime në ligj me iu hjek, pra me iu mohu vitet kontributdhënëse të arsimit në vitet ‘90ta nga qeveria Kurti, nga këta që rrehën shuplaka.

    Ai tha se “prapa shpinës po punohet me ndryshu kontratën individuale”.

    “Pra me iu cenu të drejtat që i kanë të njohura me ligj mësimdhënësit. Nuk është në rregull kjo paftyrësi e jona në këtë ditë”, tha Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark