Haradinaj: Jemi në një situatë bardhë e zi, Kurti ta pranojë menjëherë kërkesën e Amerikës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Jemi në një situatë bardhë e zi, Kurti ta pranojë menjëherë kërkesën e Amerikës

    Insajderi
    06 November 2022 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Quint-it ia bënë Kosovës një kërkesë që “nuk është vetëm politike”, por sipas tij, “garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit”.

    Haradinaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shkruar se “ata që dalin jashtë kësaj kërkese, nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit”.

    Postimi i Ramush Haradinajt:

    Të nderuar qytetarë të Kosovës,

    Populli i Kosovës dhe aleatët tonë të sigurisë i dijnë shumë mirë qëllimet e Serbisë, sponzorëve dhe satelitëve të saj.

    Por;
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të saj, që nga Ambasadori Hovenier e deri te Sekretari i Shtetit z.Blinken, kërkuan nga Kosova pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale;
    Kësaj kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s, aleate tonat në siguri;

    Kjo kërkesë nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit;

    Ata që dalin jashtë kësaj kërkese nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit. Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës;

    Kjo situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark