Haradinaj jep edhe një version se pse është arrestuar nga policia franceze – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj jep edhe një version se pse është arrestuar nga policia franceze

    Insajderi
    16 March 2017 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është arrestuar nga autoritetet franceze që nga 4 janari i këtij viti ka dhënë edhe një version tjetër për mbajtën e tij në Francë tash e tre muaj.

    Haradinaj ka kritikuar shtetin e Francës, për siç ka thënë ai marrëdhënieve me Serbinë pasi që i njëjti urdhër nuk po vlen edhe për shtetin Gjerman 5 kilometra më larg.

    “Duhet mu me pas konspiracion, unë jam në Francë 5 kilometra në Gjermani është hedhë poshtë, nëse nuk është konspiracion është një marrëdhënie në mes të Francës dhe Serbisë. Nëse për Gjermanin nuk vlen atëherë pse vlen për Francën, unë nuk kom huq asgjë, në Itali jo në slloveni jo, vetëm këtu po vlen”, ka thënë Haradinaj

    Madje, Haradinaj është i ‘hidhëruar’ me shtetin francez sa që ai thotë se në këtë gjendje nuk do të pranoj të takohet me asnjë personalitet të Francës.

    “Nuk foli me asnjë personalitet të Francës në gjendjen që jam këtu për këtu”, ka thënë Haradinaj, për Gazetën Express.

    Haradinaj më tutje ka thënë se e përkrah iniciativën e Thaçit për krijimin e ushtrisë.

    “Unë e përkrahi krijimin e ushtrisë çdo avancim unë nuk mundem me zgjedhë kënd e kem kryeministër ose president ose kryeparlamentar qeta që kem. Ne duhet me e ngrit Ushtrinë e Kosovës, edhe po të isha unë njëjtë do të veproja. Ne e kemi pas mundësin me e krijuar më herët por nuk u kuptua me vendet e rezervuara./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark