Haradinaj jep sinjal: Kam dëgju që ka përpjekje për ta gjetur një kandidaturë unifikuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj jep sinjal: Kam dëgju që ka përpjekje për ta gjetur një kandidaturë unifikuese

    Insajderi
    03 May 2025 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur përsëri sot në përpjekjen e 10-të për të finalizuar konstituimin e Kuvendit.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpreson sot që të zgjidhet kryetari apo kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se shpreson që të ketë një kandidaturë të re nga LVV-ja.

    “Po shpresojmë të kem një kandidat unifikues. Që të ndodhë Një propozim të ri. Shpresoj që ta votojmë sot kryetarin/kryetaren”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka thënë se ka dëgjuar se ka përpjekje për të gjetur një kandidaturë unifikuese për kryetar të Kuvendit.

    “Kam dëgju disa mundësi, ndoshta s’ka ardhë dita ende, por kam dëgju që do të ketë përpjekje për një kandidaturë unifikuese”, ka thënë Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark