Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Daut Haradinaj, e ka cilësuar si shumë të rëndësishme deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delaëis se Ushtria e Kosovës do të bëhet brenda viti.
Haradinaj më tutje është shprehur i bindur se ka deputet të Listës Serbe që e përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës pasi siç ka thënë ai është në të mirën e tyre.
Haradiaj tha se janë 72 pjesëtarë serbë oficer, nënoficer që janë pjesë e FSK-së. Kjo sipas tij, nënkupton që ushtria do të jetë edhe për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.
Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës i propozuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është tërhequr një javë më parë nga vet ai duke dhënë edhe një mundësi për deputet serb të Kosovës që të jenë përkrahin krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Deputetët e Listës Serbe kanë qenë më të zëshmin në kundërshtimin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës./Insjaderi.com