Haradinaj kërkon heqjen e orës policore - numëron të këqijat që sipas tij i solli Qeveria Kurti, vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj kërkon heqjen e orës policore – numëron të këqijat që sipas tij i solli Qeveria Kurti, vendit

    Insajderi
    24 December 2021 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së njëherit deputeti, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke i numëruar një sërë rastesh, shkruan Insajderi.

    Sipas tij, Kosova ka zgjedhur qeverinë më të keqe ndonjëherë. Përmend dialogun me Serbinë, përmend diasporën e edhe çështjen e energjisë. Për të cilën është duke u diskutuar sot në Kuvendin e Kosovës.

    “Kosova e ka fitu qeverinë më të keqe ndonjëherë, një qeveri që ka vetëm dështime në politikë të jashtme. Qeveri që ka kriju mosbesim të skajshëm me Amrikën. Qeveri që e ka dorëzu Kosovën në duart e zyrtarëve evropian në çështjen më të ndishme të vetën përballjen me Serbinë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Insajderi.

    “Qeveri që nuk ka ditë me udhëheq me çështje të sigurisë, pas dy dekada në veri ka arriti me zbeh skajshëm, poashtu një qeveri që ka qenë vetëshkatrruse sa i përket energjisë në Kosovë e cila pengu cdo investim në energji. Së fundi ajo çka është shumë e ndishme është që jemi në prag të festive ku festohet me familje, kjo qeveri diasporën tonë pra ata që i kanë ndihmuar me ardhë në pushtet sot po I dënon me mënyrën më të keq me pritje të tana në kufi por jo vetëm kaq. Kjo qeveri po me mbanë orën policore”, është shprehur ai teksa ka shtuar se duhet të hiqet ora policore me rastin e festave.

    Ai përmendi që shtetet si Anglia e Gjermania edhe kur kanë qenë në mbyllje totale nuk kanë praktikuar orën policore, e cila sipas Haradinaj po ia vështirëson ardhjen mërgimtarëve./GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark