Haradinaj kërkon hetim për tenderët e dhënë në kohën e Fatmir Limajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kërkon hetim për tenderët e dhënë në kohën e Fatmir Limajt

    Insajderi
    15 June 2016 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, partia e të cilit ka lidhur një marrëveshje koalicioni me Nismën e Fatmir Limajt, ka thënë se prokuroria duhet të hetojë tenderin për ndërtimin e një rruge të dhënë në kohën sa Limaj ka qenë Ministër i Transportit.

    “Unë po ta them një të vërtetë: rruga Pejë – Prishtinë, Gjakovë – Prishtinë është skandal për qeverinë dhe unë publikisht e thirri prokurorin me shku me i thonë se pse është e mundshme që një projekt 5 vite, 5 kilometra, një kompani që e ka fituar tenderin nuk e ka kryer punën”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin Saktë që do të transmetohet nesër në First Channel.

    Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të ballafaqohet edhe publikisht me Limajn dhe cilindo përfaqësues të qeverisë Thaçi 1 lidhur me investimet infrastrukturore./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark