Haradinaj kërkon nga Qeveria ti përfillë këshillat e Blinken për rikthimin e normalitetit në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj kërkon nga Qeveria ti përfillë këshillat e Blinken për rikthimin e normalitetit në veri

    Insajderi
    27 June 2023 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ti përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan Blinken dhe të gjithë aletaëve për normalizimin e situatës në veri.

    Sipas tij kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri.        

    “Kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri dhe ajo të vazhdojë më detyrat e veta ligjore për ruajtjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë vendit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij në Facebook.

    Sipas Haradinajt kryetarët e komunave duhet të japin dorëheqje dhe duhet të shpallen zgjedhje të lira. 

    “Kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje, të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare”, është shprehur Haradinaj.

    Tutje Haradinaj ka thënë se zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe sipas tij koha nuk pret.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark