Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i shqetësuar “me lajmet që vinë nga të gjitha anët” për situatën e rëndë energjetike në vend.
“Mijëra familje po e vuajnë mungesën e energjisë dhe unë nuk po e kuptoj pse këto lajme nuk po mbërrinë në veshët e qeveritarëve”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Mustafa dhe qeveria që ai drejton lidhur me këtë çështje.
“Kryeministri dhe Qeveria, duhet të japin përgjegjësi për këtë gjendje kaotike energjetike. Ata duhet t’i tregojnë këtij populli se ku janë zhytur dhe pse nuk po vihen në anën e tij. Burimet energjetike janë pasuri e popullit dhe ato nuk mund të tjetërsohen dhe populli të mbetët pa bazën e jetesës normale. Ndërhyni sa nuk është bërë vonë, sepse zullumi që po ia shkaktoni qytetarit të këtij vendi, po i kapërcen të gjitha limitet”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.